Një automjet tip” Toyota” është përplasur me një motor, dhe si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti.