Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së Zogut.
Si pasojë e përplasjes mes një mjeti tip “minicoper” dhe një automjeti tjetër tip “Golf”, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
Të lidhura
None found
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, të cilat ende nuk dihen.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Milot/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot-Morinë”, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
