Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë.
Sipas informacioneve, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë kanë marrë dëmtime dy shoferët e mjeteve.
Mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh.
Bashkë me ta është plagosur edhe shtetasi G.K I cili ndodhej pasagjer në makinëm me shofer shtetasin S.B.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/