Mesditën e sotme, një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër. Sipas burimeve policore, pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, 1 shqiptar dhe 2 gjermanë.
Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir.
Ndërkohë, si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.


