Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin dytësor Vorë-Tiranë.
Një furgon pasagjerësh është përplasur nga një automjet tjetër tip “Range Rover” në pjesën anësore duke sjellë edhe përmbysjen e tij në rrugë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe policia rrugore.
Deri tani mësohet se janë disa të lënduar që janë dërguar në spital për tu mjekuar dhe për fatin e mirë edhe pse një aksident i rrezikshëm nuk pati viktima.