Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës në aksin rrugor Droje-Fushë Krujë.
Raportohet se një kamion teksa udhëtonte në këtë aks ka dalë nga rruge e për pasojë është përmbysur anës saj.
Në këtë aksident i plagosur ka mbetur shoferi i këtij kamioni, Artur Sinani.
Ai është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore./albeu.com/