Një 20-vjeçar që po udhëtonte në aksin aksin rrugor Milot-Lezhë, në Ishull Lezhë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një pike karburanti, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Si pasojë e plagosjes, thotë policia, kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i mjetit, shtetasi D.N., dhe pasagjeri, shtetasi A.P.,17 vjeç, banues në Lezhë.
Në fotot e siguruara nga LSA, makina top Volkswagen Polo është shkatërruar thuajse plotësisht, sidomos në pjesën e përparme.