Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen disa persona

Një aksident automobilistik, është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Një 21-vjeçar me automjetin që drejtonte, ka përplasur një tjetër automjet.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

21-vjeçari u vu në pranga nga policia.


Shtuar 2.02.2024 12:34