AKSHI anulon papritur dhe rihap tenderin 590 milionë lekë të internetit, çfarë po luhet nën të?

AKSHI ka shpallur për të tretën herë tenderin me vlerë 590 mionë lekë për shërbimin e internetit për institucionet.

Ky është tenderi “i vogël”, ndërkohë që një tjetër tender me vlerë rreth 17.3 milionë euro është ende i hapur, të paktën deri tani.

Siç rezulton edhe nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP), AKSHI ka hapur tenderin në orën 08:00 të mëngjesit dhe mbyllet në 13:00 të datës 29 shtator.

Njoftimi per hapjen dhe mbylljen e tenderit sot, brenda 5 oreve
Njoftimi per hapjen e tenderit.

Dy herët e para ishte anuluar me arsyetimin se nuk “ishte dhënë asnjë ofertë e përshtatshme”, por që në fakt ka të të dhëna se interesa të tjera luhen nën tokë.

Burime për AlbEu nga pjesëmarrësit në këtë tender bëjnë me dije se ka dyshime të forta se e njëjta praktikë do të ndiqet edhe me tenderin “e madh” 17.3 milionë euro.

Njoftimi per anulimin
Njoftimi per anulimin

Të dy tenderët janë në fakt pjesë e tenderit të madh për furnizimin e institucioneve publike me internet ku zakonisht shpallen fitues katër kompanitë e para.

Me tenderin e parë, pra këtë që është anuluar sot, AKSHI blen internetin dhe pasi e fut në serverat e vet, e rishpërndan te institucionet duke bërë për këtë të dytën një tjetër tender, pra atë 17.3 milionë euro.

AlbEu do të ndjekë në vijim se çfarë do të ndodhë edhe me tenderin 17.3 milionë euro, tek i cili priten zhvillime të rendësishme gjatë ditëve në vijim. /albeu.com


Shtuar 29.08.2023 13:59