Këtë të hënë, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Ajola Xoxa, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK).
Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim të parave e fshehje të pasurisë dhe po hetohet nën masën detyrim paraqitje.
Sakaq, Erion Veliaj, sot kërkon lirinë nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndron prej 10 shkurtit, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
Seanca e Veliajt fillon në orën 14:00, teksa çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash.
Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses.