Ajola Xoxa flet për herë të parë: Nuk e kam pasur të dashur Kastro Zizon

Fjalëve për lidhjen e hamendësuar me Kastro Zizën, i është përgjigjur sot për herë të parë Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo ka deklaruar se nuk e  ka pasur kurrë të dashur Zizon, madje as nuk ka dalë ndonjëherë me të, por thjesht kanë qenë në një shkollë dhe janë hasur në kohën kur këndonin.

Fjalët për këngëtarin dhe Xoxën lindën pas një fotografie ku të dy ishin të rinj në periudhën e gjimnazit.

Ajola zbulon gjithashtu  se bashkë planifikuan të publikojnë një këngë, por ky projekt u anullua.

 

Komenti i Ajola Xoxës

Shtuar 17.03.2021 12:03