Kryeministri Edi Rama ka ndarë mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve, gjatë koncertit të mbajtur në Sheshin Skënderbej me rastin e 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Rama gjatë fjalës së tij ka renditur edhe disa nga arsyet që e bënë vendin tonë që t’i hapej dera në Bashkimin Europian.
Kujtojmë se përveç muzikës nuk kanë munguar as mesazhet e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe zyrtarëve më të lartë të BE-së.
“Ajo majë do të jetë e jona, kemi për detyrë të çojmë flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në atë majë”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama./albeu.com/