Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka sulmuar me ironi këtë herë ish-kryeministrin Berisha për gjithçka që po ndodh sot në këtë forcë politike.
“Me Mimin kemi lënë një kafe mbase me ndihmon të përmirësoj raportet me personazhet e mi të satirave që ti e di se ti e di që i kam lënduar nga pak por pa te keq, se me pëlqen të qesh pak sa me veten po aq me te tjerët. E mora seriozisht komplimentin që me bëre kur me pe si dekor i zonjës Gridë!
Një herë e hëngra nga njerzillëku e padija por në me pafsh më t’u qitë kokën pas të tjerave si kopuk , bjeri në pjate televizorit, thyeje se të blej tjetër, dhe hiç mos u mundo të kujtosh sa qindra herë je shfaqur vete.
Këtej nga ne në PD ka rënë gjylja. Doktori ynë ka gjetur armiq të shumtë në gjirin e partisë dhe po i bën copash siç e ka zakon. Madje vete kryetarin e shpalli poliagjent të Sorosit, të Ramës dhe të Cufe Danës.
Nga foltorja në foltore po i shpie demokratet në fitore. Mua vete xhajë Ramazan Daci i dalë nga zyrat e Komitetit qendror, me ka kërkuar t’ju kthej borxhin demokrateve dhe t’ja lë mandatin një mbështetësi të Doktorit!
Eh more Ditmir eh,
Shpesh bie në mërzi e melankoli të thellë dhe nëse nuk do të lexoja veprat e Aldo Bumçit nuk e di se si do t’ja dilja ! Ai në momente te vështira për kombin ka udhëhequr drejtësinë, kulturën madje edhe diplomacinë. Në partinë tonë ka disa mendimtarë dhe ata janë për ne si Shën Agustini, Xhirolamo, Shën Toma e Xhovani Kristomo për Kishën Katolike.
Për sot po e lë me kaq. Po edhe ti shkruaj ndonjëherë se shokët i ke në merak ! Ata vërtete janë të zënë për ta bërë Shqipërinë zonjë, por të kujtojnë me mall e brenge teksa fshijnë djerset”, shkruan Gjekmarkaj./albeu.com/