Agjentja e Haaland i vendos çmimin marramendës sulmuesit: Vlen 1 trilion euro

Skena e re e futbollit që po farkëtohet me paraqitjen e talenteve të rinj ka dy drejtues të qartë. Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, synojnë të jenë dominuesit e mëdhenj të zonës në të ardhmen e afërt, ndaj vlera e tyre po rritet.

Sot vlera e sulmuesit të Manchester Cityt është e paimagjinueshme. Agjentja përfaqësuese e Haaland, Rafaela Pimienta, pasardhësja e Mino Raiolës, i ka vendosur një vlerë marramendëse sulmuesit.

“Haaland vlen një trilion euro. Nuk po bëj shaka, jam e bindur që ai ka këtë vlerë“, tha ajo në një prononcim për Telefoot.

32 golat e shënuar në 31 ndeshje këtë sezon nuk janë diçka e vogël. Norvegjezi po përshtatet në mënyrë perfekte me skuadrën e tij të re, Manchester City, dhe ai di si të interpretojë në fushë atë që Pep Guardiola kërkon prej tij për të përmirësuar performancën e tij. Prandaj, opsioni që ai të largohet shpejt nga Etihad Stadium, zhduket, aq më tepër duke menduar për shifrën stratosferike që kërkon përfaqësuesja e tij. /albeu.com


Shtuar 19.02.2023 19:12