I penduari i SPAK, Nuredin Dumani, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetra ngjarje kriminale në Shqipëri, po shikohet si një “minierë ari” edhe nga hetuesit e huaj.
Raportohet se dyshohet se ka informacion, edhe per krime qe kane ndodhur jashte vendit.
Të enjtën në SPAK, kanë mbërritur agjentë të autoriteteve italiane, të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi.
Sipas informacioneve, hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin, për disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike, por edhe vepra të tjera penale.
Burime të tjera bëjnë me dije se; interes për të pyetur vrasësin me pagesë për ngjarje të caktuara, ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe angjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.