Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, nuk është arrestuar dhe as vetëdorëzuar, por vijon të qëndrojë i lirë në Romë.
Lajmi për lirimin e tij konfirmohet nga burime të afërta të ish-kryeprokurorit Llalla, të cilat thanë për “Ora News” se Llalla as nuk është arrestuar dhe as nuk është vetëdorëzuar në policinë Italine.
Burimet bëjnë me dije se Llalla, është paraqitur disa kohë më parë në Zyrën e Migracionit në Itali, duke kërkuar statusin e Azilantit Politik në këtë shtet, pasi sipas tij gjykimi dhe ndjekja penale kundër tij, kanë qënë të sigmatizuara nga faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm që veprojnë në Shqipëri.
Llalla aktualisht është i lirë në Itali në pritje të përfundimit të gjithë procedurës së marjes ose jo të statusit të azilantit politik.
Gjatë kohës së ndjekjes së procedurave të azil-kërkuesit, ish-kryeprokurorit i është komunikuar dhe mandati i arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga SPAK, por arrestimi në fakt nuk është kryer, pasi Llalla është lënë i lirë.
Në muajin Tetor të 2021, ish-kryeprokurori u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë.
Para se të jepej ky vendim ish-kryeprokurori Llalla u largua në rrugë të ligjshme jashtë shqipërisë, duke u strehuar në Romë./albeu.com/