Adriatik Llalla është shëndoshë e mirë, kapet me valixhe në dorë duke pritur trenin (FOTO LAJM)

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla është fotografuar sot në Romë, me një valixhe në dorë, duke pritur trenin.

Llalla po ditën e sotme u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Mirëpo ky vendim u dha në mungesë, pasi nuk dihet ku ndodhet aktualisht Adriatik Llalla, i cili u përfaqësua në gjyq me avokatin e tij, Sokol Hazizaj, i cili një javë më parë tha se Llalla ndodhej në regjim spitalor për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuan, mirëpo në fundin e seancës së sotme ku u dha dënimi, ai tha se nuk kishte dijeni mbi vendndodhjen e Llallës.

Pikërisht në lidhje me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Albeu.com ka arritur të sigurojë një foto të shkrepur ditën e premte, ku shihet Adriatik Llalla me valixhe në dorë duke pritur trenin.

Dyshohet se kjo foto është bërë në Romë, nga ku më pas Llalla është nisur drejt një destinacioni që ende nuk dihet.

Është çështje orësh tashmë që ish-Kryeprokurori i Shqipërisë të shpallet në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit./albeu.com

 


Shtuar 22.09.2021 17:49