Ka humbur rëndësinë te United, Barcelona interesohet për Martial

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, largimi i Messit dhe Griezmann dhe forma e atyre aktualë ka dobësuar ndjeshëm pjesën ofensive të skuadrës

Gjiganti spanjoll është në kërkim të përforcimit të repartit të sulmit.

Të lidhura

None found

Ekipi nga Spanja pritet të intervenojë në merkaton e dimrit duke u përforcuar me disa futbollistë cilësorë.

Sipas ‘Eurosport’, ‘Blaugranët’ kanë ktheyer vëmendjen kah futbollisti i Manchester United, Anthony Martial.

Martial ka humbur vendin në formacionin startues te “Djajtë e Kuq” pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe thuhet se është i lirë të largohet në janar.

Man Utd po kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë francezin të largohet. 


Shtuar 22.09.2021 17:50