Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut ka arrestuar një shtetas shqiptar në Egjinë, 36-vjeçar, i cili akuzohet për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, armëmbajtje pa leje dhe posedim droge.
36-vjeçari dyshohet se nga viti 2013 ka abuzuar me vajzën e mitur të partneres së tij 50-vjeçare, gjithashtu shtetase shqiptare, e cila gjithashtu është arrestuar, ndërsa ndaj saj është ngritur një dosje për shkelje të legjislacionit për armët.
Ngjarja dyshohet se është raportuar nga viktima, tashmë 25-vjeçare.
Sipas të njëjtave informacione, ajo dyshohet se ka pohuar se 36-vjeçari pasi ka filmuar aktet e pahijshme e ka kërcënuar se do t’i publikojë në internet.
Pas kontrollit në pronën dhe shtëpinë e dy shqiptarëve u gjetën dhe u konfiskuan:
– 1505 gram kanabis,
– armë,
– 4 thika,
– Shuma prej 18.275 euro,
– 3 peshore precize,
dhe
– 3 celularë.
Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente./albeu.com