Policia Italiane ka arrestuar një 56-vjeçar me origjinë shqiptare pasi për vite me radhë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij që nga mosha 4 dhe 5-vjeç.
Pas një zënke brutale për arsye ekonomike, vajza e madhe, tani 29-vjeçe ka denoncuar të atin në polici.
Nga atje doli e gjithë historia, se dhuna seksuale nga i ati ka filluar që në vitet 1999 dhe 2002, pra nga mosha 5-8 vjeç. Ndërsa motra e saj e vogël është dhunuar seksualisht nga mosha 4-9 vjeç, nga viti 2004-2013.
Sipas hetimeve, shqiptari ishte i varur nga alkooli dhe bixhozi, pa një punë të qëndrueshme dhe kërcënonte vazhdimisht dy vajzat dhe nënën e tyre me vdekje.
Prokuroria caktoi masën e arrestit me burg për 56-vjeçarin, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.