Abuzoi seksualisht me vajzën e tij për një kohë të gjatë, dënohet me 15 vjet burg Qirjako Nauci

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 15 vjet burg babain monstër Qirjako Nakucin, i cili  abuzoi seksualisht dhe dhunoi vajzën e tij, për disa vite.

Kujtojmë se ngjarja është bërë publike në gusht të 2018, ku shtetasja me iniciale J.N, ka akuzuar se për një kohë të gjatë babai i saj ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  me vendimin nr. 2923  datë 19.12.2019 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe në bazë të nenit 100/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, dhe në bazë të nenit 106 të K.Penal,  dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin Q.N me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet  burgim.

-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale Q.N, i cili  kërkoi  pafajësi, duke pretenduar se faktet për të cilat akuzohet janë sajim i viktimës dhe ish bashkëshortes por që gjykata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e gjykatës./albeu.com

 

 


Shtuar 21.12.2021 12:05