Abuzim me fondet e SASPAC/ BKH dhe policia kontrolle në banesën e Beqajt dhe të arrestuarve të tjerë

Mëngjesin e sotëm, u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me fondet e SASPAC. Mësohet policia dhe BKH, aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE të fondeve, SASPAC.

Gjithashtu, kontrolle po bëhen në banesat e të arrestuarve dhe zyrat e tyre.

Veç Beqajt në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, teksa janë dhënë edhe masa të arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje.

Mësohet se edhe Bjona Ziaj, konsulente financiare, është e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar për të gjithë, veç Gazment Haxhisë, i cili rezulton jashtë shtetit.

Arrest në burg

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Alfred Nikollaj

Arrest në shtëpi

Gazmend Haxhia

Elton Marini

Detyrim paraqitjeje

Bledar Leka

Bjona Zijaj


Shtuar 4.07.2024 12:19