Abdixhiku mbyll fushatën e LDK-së në Kosovë: Rikthimi ynë është më pranë se kurrë

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë fund fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i kësaj force politike, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar të gjithë kandidatët që do të jenë në garë për komunat e vendit.

Abdixhiku pas vlerësimit që kishte për të gjithë kandidatët e kësaj force politike, u shpreh i bindur se LDK po rikthehet fuqishëm.

“Kemi thënë gjithherë se zgjedhjet janë festë, e festa duhet parë përherë sepse nuk ka asgjë më të vlefshëm sesa besim qytetarë e besimi i dhënë me votë. Sot jam më se i bindur që rikthimi ynë i madh politikë është afër. LDK garon me ekipin më të kualifikuar në vend, kandidatet tanë janë njerëz me integritet, përvojë dije e vullnet të jashtëzakonshëm”, tha Abdixhiku./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 22:40