A pranon të dalësh në debat televiziv përballë Bashës? Fevziu zë ngushtë Ramën

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar mundësinë për të pasur një debat televiziv me kryedemokratin Lulzim Basha.

Gjatë “Opinion”, Rama e konsideroi sërish Bashën një kukëll të opozitës ndërkohë që lidera real konsideroi Berishën dhe Metën.

Fevziu: A jeni të gatshëm të përballeni me Lulzim Bashën në debat televiziv?

Rama: Ka një problem, unë konsideroj se Basha është një kukull I vënë përpara nga ato persona që janë realisht udhëheqësit e kësaj opozite dhe ato janë Sali Berisha, Meta dhe Kryemadhi ndërsa Basha është dhëndër i një dasme joreale.

Fevziun: Pranon apo jo?

Rama: Jo! Unë nuk kam liderin real të kësaj opozite por një kukull


Shtuar 25.03.2021 21:19