A mund të marrim dy vaksina të ndryshme? Mjeku: Kujdes, ka më shumë efekte anësore

Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më shumë efekte anësore. Në këtë përfundim ka dalë mjeku Genc Sulçebe.

I ftuar në emisionin “Open”, ai tha se kombinimi nuk është i ndaluar por shkakton më shumë efekte anësore.

“Nuk është problem kombinimi i vaksinave. Për shembull, ai që ka bërë një AstraZeneca, mund të bëjë dozën e dytë Pfizer, por jep më shumë efekte anësore,”-shpjegon Sulçebe.


Shtuar 26.05.2021 23:54