Villarreal mposht me penallti mes dramës Man United dhe fiton Europa League (VIDEO)

Villarreal ka fituar Europa League, teksa ka mposhtur Manchester United, pas gjuajtjeve të penalltive, pasi 90 minutat dhe koha shtesë përfunduan në barazim 1-1.

Fillimisht ishin spanjollët që kaluan në avantazh, pas golit të shënuar nga Gerard Moreno në minutën e 29-të. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Edison Cavani shënoi për “Djajtë e kuq” në minutën e 55-të, duke vendosur baraspeshën. Skuadrat u përpoqën për të gjetur golin e avantazhit, por nuk arritën të shënonin, duke i mbyllur 90 minutat dhe kohën shtesë në barazim.

Tek penalltitë skuadra e Villarreal u tregua më e saktë, duke fituar trofeun pas një serie të gjatë gjuajtjesh nga 11 metrat.


Shtuar 26.05.2021 23:58