A mund ta rrezikojë shtatzëninë infeksioni urinar?

Gratë janë më të predispozuara të bëjnë infeksione urinare për shkak se uretra e tyre është më e shkurtër se ajo e meshkujve. Nga ana tjetër, femrat shtatzënë janë akoma më të predispozuara për infeksione urinare për shkak të ndryshimeve hormonale tipike të shtatzënisë, të cilat shkaktojnë një ngadalësim të fluksit të urinës.

Në një pjesë të vogël të rasteve infeksionet urinare mund të komplikohen me kontraksione uterine të hershme duke shkaktuar kështu aborte ose lindje para kohe, për këtë arsye infeksionet urinare duhet të trajtohen në mënyrë korrekte gjatë shtatzënisë.

Një analizë e thjeshtë urine duhet të kryhet në çdo tremujor të shtatzënisë dhe në çdo rast që pacientja ka ankesa. Në rast se evidentohen bakterie apo prani të simptomave pacientja duhet të kryejë edhe një urokulturë (kultura apo “mbjellja” e urinës).

Trajtimi me antibiotikë duhet të fillojë vetëm në momentin kur përgjigja e urokulturës është gati dhe jeni konsultuar me mjekun.


Shtuar 22.10.2022 20:27