A ka lënë amanet Ismail Kadare? Ja se si përgjigjet miku i tij

Profesor Sadik Bejko e cilësoi një humbje të madhe për kombin vdekjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Në një intervistë televizive ai u shpreh se kohët e fundit bashkë me miq të tjerë aktorë e shkrimtarë është takuar shpesh me shkrimtarin. I pyetur nëse Ismail Kadare ka lënë ndonjë amanet, Bejko u shpreh:

“Në bisedat që kemi bërë bashkë deri ditët e fundit, ka qenë një periudhë e gjatë që e takonim shumë shpesh, nuk di të jetë pasur amanete, ishte njëri që i mbante sekrete personale, familjare. Botuesi i tij ishte më shumë se një djalë, e ka nxjerrë përditë nga shtëpia, i botoi me shkronja të arta gjithë përmbledhjen e vet. Nuk mendoj që ka lënë amanete. Për dorëshkrime? Ai ishte shkrimtar, aty duhet parë arkivi i një shkrimtari. Humbja e tij nuk është personale, është kombëtare. Sytë tanë janë me lot, zemrat tona qajnë, por ajo është një humbje që do ta ndiejmë edhe më shumë me kalimin e kohës”.


Shtuar 1.07.2024 16:29

Tags: ,