A është normale t’i kontaktoni punonjësit pas orarit të punës?

Kur pronarja e një biznesi të vogël, Ebony Centazzo duhet të kontaktojë punonjësit e saj pas orarit të punës, ajo nuk heziton aspak. Këtë e bën me tekste, e-maile ose telefonata, ajo përdorë çdo mjet që duhet për t’i kontaktuar ata.

“Kam katër punonjës dhe shumica duket se nuk e kanë problem dhe përgjigjen gjithmonë, megjithëse njëri vështirë se përgjigjet. Duke qenë një biznes fillestar, unë mbështetem tek ata për të më ndihmuar me vendimet e biznesit dhe për t’i inkurajuar ata të më japin idetë e tyre – edhe në orën 22:30”, ka thënë ajo.

Pronarja e “Cat Napping Suburban Retreat” thotë se ajo ka një marrëdhënie miqësore me stafin e saj të vogël dhe përveç çështjeve të punës, do t’u dërgojë mesazhe atyre edhe për tema që nuk lidhen me punën.

Psikologjia organizative, Alexina Baldini këshillon të diskutohet me stafin se si dëshirojnë të kontaktohen pas orarit të punës.

“Ndjej se kam një marrëdhënie të hapur me punonjësit e mi dhe ata do të më thoshin nëse po pushtoja kohën e tyre personale”, shton tutje ajo.

Por së fundmi Centazzo ka ndryshuar mënyrën e të funksionuarit. Kujtimet e punës për një shef që i dërgonte mesazhe në çdo orë e frymëzuan atë të respektonte disa rregulla më të rrepta rreth të kontaktuarit pas orarit. Me teknologjinë që e bën kontaktin pas orarit me stafin më të lehtë se kurrë më parë, është më e vështirë për pronarët e bizneseve të vogla të shohin vijën e hollë që ndan punën e një punonjësi dhe kohën personale.

Për të bërë dallimin, këtu janë 9 rregullat për kontaktimin e stafit pas orarit të punës:

Vendosni kufij.

Psikologjia Baladin thotë se duhet të diskutoni se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon me stafin tuaj që nga fillimi, për të parë nëse ka një orar specifik ku për punonjësit është e bezdisshme t’i kontaktoni pas punës.

“Është e rëndësishme të dimë se si mund të ndërhyjmë në kohën personale të dikujt” thotë ajo.

Jini realist.

Biznesi juaj mund të jetë çdoherë në mendjen tënde dhe gjithë kohën tuaj t’ia kushtoni atje, por me gjasë edhe punonjësit tuaj nuk e kanë raportin e njëjtë me kompaninë tuaj. Drejtoresha menaxhuese e firmës konsulente për burimet njerëzore Corporate Canary, Anne-Marie Orrock, thotë se është e drejtë që menaxherët me prirje të lartë të presin standarde të ngjashme nga punonjësit e tyre, por jo jashtë orarit të punës.

“Kjo varet nga etika personale e punës së menaxherit, por menaxherët e respektueshëm janë realistë dhe e dinë se disa gjëra mund dhe duhet të presin deri të hënën, përveç nëse ka një situatë krize”, thotë ajo.

Jini të qëndrueshëm.

Nëse keni rënë dakord të kontaktoni stafin tuaj vetëm në rast krize, atëherë mbani fjalën tuaj. Mos u tundoni t’i dërgoni mesazhe ose t’i telefononi për çështjet e përditshme që mund të trajtohen në punë ditën tjetër.

Mos telefononi pas orës 21:00.

Si rregull i përgjithshëm, ora 21:00 është kufiri për të gjitha thirrjet e punës. Shkeleni këtë rregull vetëm në rast urgjence.

Jini të respektueshëm ndaj anëtarëve të familjes së punonjësit tuaj.

Ju mund të jeni në një gjendje paniku, zhgënjimi ose stresi të madh, por nëse familjari i një punonjësi përgjigjet në telefon, përdorni respektin maksimal. Në fund të fundit, ju jeni duke ndërhyrë në kohën e tyre personale – kur ata mund të kenë biseda të rëndësishme, debate ose thjesht të ndajnë disa kohë së bashku.

Tregoni vlerësimin tuaj.

Njoftoni stafin tuaj se jeni mirënjohës për ndihmën e tyre pas orarit të punës. Nëse këto orë po rriten, ju mund të rrisni normën e pagave të tyre ose t’u jepni atyre ditë pushimi në shenjë njohjeje.

Kujdes me qortimet

Mos e qortoni stafin tuaj për 10 minuta shtesë në pushimin e drekës ose për shkak se po qëndrojnë në Facebook nëse prisni që ata të jenë të disponueshëm për telefonatat pas orarit të punës. Jo vetëm që do të fitoni etiketën hipokrit, por do të mbillen farat e inatit.

Shmangni urgjencat pas orarit të punës.

Pasi të ketë kaluar një emergjencë në vendin e punës, vendosni procese për t’u përpjekur ta shmangni atë herën tjetër. A po kontaktoni me të njëjtin staf pas orarit të punës? Koha për të shpërndarë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë. Konsideroni një listë për t’u siguruar që një punonjës të mos jetë i ngarkuar me rolin e të mbingarkuarit.


Shtuar 20.09.2023 08:48

Tags: