A e sjell Berisha opozitën në pushtet? Shehi: Nëse duam të shohim ëndrra le t’i shohim

Kreu i LZHK-së, Dashanmir Shehi, njëherësh deputet i opozitës i ftuar në “Radari Informativ’ në Abc  Newska komentuar atë se çfarë pritet të ndodh brenda opozitës pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se a është e mundur që një rikthim i Berishës në krye të PD të sjellë opozitën në pushtet, Shehi tha se kjo është e pamundur.

Sipas tij as Berisha dhe as Basha nuk janë më zgjidhje. Ai theksoi se sot opozita duhet të shohë përpara, dhe ka nevojë për një bashkim të madh.

“Unë e kam thënë se nuk është kjo formula. Që Sali Berisha mund të luajë një rol të madh kjo është e vërtetë, ka njerëz më shumë se të tjerët, por tregoi edhe një gjë tjetër iky rezultati, aq ishin votat. Nëse duam të shikojmë ëndrra kot le ti shikojmë,. Që të bëhet ky për herë të tretë që mund palën tjetër, unë nuk e besoj”, deklaroi Shehi.


Shtuar 22.03.2022 20:24