A e mendon humbjen më 25 prill? Kështu përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në një lidhje Skype për “Wake Up”. I pyetur nëse e mendon për një moment si opsion se do të humbë, ai u përgjigj: “Unë asnjëherë nuk hyj në një ndeshje duke menduar humbjen.

Në gjithë botën zgjedhjet janë njësoj, që të fitojë njëri duhet të humbë një tjetër. Unë nuk kam asnjë frikë nga një votë kundër që vjen në formën e një uragani.

Me 25 prill PS do fitojë. Ne do të kemi një rezultat më të mirë se në 2017-n”.

Më tej Rama u shpreh se është krenar për bilancin e këtyre viteve dhe është qartë i suksesshëm në çdo sektor.

“Është si nata me ditën me atë që gjetëm kur e nisëm.Jemi ende në mes të rrugës, nuk jemi në kushtet e përfundimit të një mandati normal, jemi në luftë. Nuk ka shmangie nga bilanci, do përsëris çdo ditë çfarë është bërë në një sektor apo tjetër.Është shumë artikuluar dhe shumë e thellë ndarja mes nesh dhe atyre. Nuk mund të rimarrin në dorë fatin e vendit, se janë po ata me atë qasje. Ata nuk kanë ndryshuar dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë”, deklaroi kryeministri.


Shtuar 7.04.2021 09:02