Bearti e shantazhon me foto intime, Tea i thotë të gjitha publikisht (VIDEO)

 

Tea premtoi ditën e djeshme se do të zbulonte gjithçka për ndarjen nga Bearti në aplikacionin e ri të “Për’puthen”. Kjo intervistë është publikuar dhe Tea ka zbuluar gjithçka duke nisur nga arsyet e ndarjes me Beartin e deri tek lidhja e fshehtë e Andit me një vajzë, që të gjithëve na shkon mendja vetëm tek Melisa.

Tea ka pranuar se një ngjarje e ndodhur në Stamboll i ka dhënë fund lidhjes me Beartin. Ajo e ka cilësuar këtë marrëdhënie si toksike, sepse ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj e këto ishin arsyet kryesore të ndarjes. Tea ka treguar se ai e  ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit, por pranon se ka bërë gabim.

Faktin që Tea do të zbulonte gjithçka për ndarjen nga Bearti në aplikacionin e “Për’puthen”, që kushton 4 dollarë, djali nga Kosova nuk e priti fare mirë. Përmes një postimi në Instagram ai tha se ndjehet i zhgënjyer nga veprimi i Teas, sepse nuk e priste që ajo ta shiste aq lehtë për 3.99 dollarë.

“Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me fol. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është radha ime të flas se nuk është ashtu” – u shpreh mes tjerash Bearti.

Epo radha e Beartit për të folur erdhi dhe ai publikoi një video në Instagram ku tregonte arsyet e vërteta të ndarjes së bujshme, teksa iu drejtonte Teas publikisht. Ai dukej tepër i zhgënjyer nga rrëfimi që Tea kishte bërë në platformën dhe sipas tij ajo e kishte shitur për vëmendje, sepse i pëlqen të luajë.

“Po jam xheloz, s’jam ba xheloz brenda ditës. Unë të kam treguar që në fillim se kjo gjë, kjo gjë më pengon. Kam ardhur kudo për ty se kam dasht një jetë për ty. Ke ba shumë gabime gjatë rrugëtimit tonë prandaj mëke dhanë shumë pasiguri.

Kjo video është më shumë për ty sesa për publikun Tea. Kishe bërë atë rrëfimin ekskluziv si me qenë reality show i ndonjë seriali killer, s’ka vdekur askush Tea. Ty të ka interesu vëmendja e publikut, jo mua sepse nëse kisha pas unë interes kisha qenë akoma në “Për’puthen” kisha lujt dhe unë lojë siç ke lujt ti Tea. Unë s’kam dashtë që të njolls ty. Ti e din shumë mirë Tea, ti e din shumë mirë”, është shprehur ndër të tjera Bearti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Teas e cila i ka quajtur hipokrizi të Beartit akuzat ndaj saj për përfitime personale.

“Ajo 3.99 euro nuk është vetëm për mua, është e personit dhe e kompanisë që ka aplikacionin. Është hipokrizi të më akuzosh për përfitime personale, kur je ti që bëre profilin privat për të marrë folloëers më tepër dhe je ti që po përdor stilin e Arjon Lulit për të shantazhuar me countdown, gjithsesi ‘Good Luck’”, i është drejtuar Tea- Beartit.

Kujtojmë se Arjoni Luli krijojë një nga skandalet në Përputhen duke i publikuar Ana Lleshit një foto të fshehtë nga shtrati, për të cilën më parë e kishte shantazhur dhe Tea po flet për këtë lloj shantazhi.


Shtuar 7.04.2021 08:04