A e di Basha tabelën e shumëzimit? Përgjigjja epike e Nard Ndokës

Kreu i PDK Nard Ndoka nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha.

I ftuar në Vizion Plus, Ndoka u pyet për gabimet matematikore të Bashës në Kuvend. Kreu i PDK tha se Basha në ato momente ka qenë nën shantazh, teksa shtoi se Rama e ka nxjerrë nga orbita.

“Rama e ka nxjerrë Bashën nga orbita. Ai e di tabelën e shumëzimit, por është nën shantazh. Rama e fut Lulin e vogën në baltë, si derrat. Gaz Bardhi nuk futet në baltë, rri sipër në vendin e tij dhe ndaj e ka vënë Ramën në vështirësi herë pas here”, tha Ndoka.

Kreu i PDK komentoi me batuta edhe retorikat e kryeministrit Edi Rama, në kohën kur prishi koalicionin me Ilir Metën, duke thënë se donte timonin dhe tepsinë vetëm.

Sipas Ndokës, Rama donte tepsinë e pushtetit që të hante për vete “bakllavanë” dhe timonin, për të mos pasur asnjë kontroll për vendimet që do merrte.

“Rama tha dua timonin dhe tepsinë që ta kem unë. Kush është tepsia në mentalitetin shqiptar? Tepsia është për të ngrënë bakllava, e nuk donte ta hante me Ilir Metën, por me Spiropalin, Ahmetajn, pavarësisht se atyre ja u ngeci në fyt. Ai donte ta hante vetë tepsinë e pushtetit, donte tomonin ta kishte vetë që çdo vendim ta marrë vet e mos ketë kontroll. Ilir Meta nuk donte ta fuste në kanal, por kur ke një lloj kontrolli edhe brenda mazhorancës, edhe vetë kryeministri është më i përgjegjshëm. Ka sot ndonjë zë kudër në PS? Asnjë, i ka rafshuar në pjesën e tyre intelektuale, ja u ka hequr dinjitetin të gjithëve”, tha Ndoka.


Shtuar 13.12.2023 18:13