“A do të shkojë në burg Donald Trump?”, The Times: Duket i frikësuar

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump i frikësohet një dënimi të mundshëm, pasi është vënë nën akuza për një krim në lidhje me një pagesë që i ka bërë yllit për filma të rritur, Stormy Daniels.

Ndërkohë në gusht të 2018-tës, avokati personal i Trump u deklarua fajtor për qëllime të ndikimit në zgjedhje gjatë fushatës.

Cohen u dënua me tre vjet burg, shumë prej të cilave i shërbeu në shtëpi për shkak të pandemisë Covid. Gjatë dy viteve të fundit, prokurorë të ndryshëm amerikanë kanë kërkuar që Trump, të vendoset para përgjegjësisë.

Gjithashtu ka pretendime se Trump ka shkelur ligjet zgjedhore në vitin 2020 duke u përpjekur të ushtrojë presion ndaj zyrtarëve në Gjeorgji.

Dhe sigurisht ka të gjitha dokumentet e klasifikuara që FBI hoqi nga Mar-a-Lago gjatë një bastisjeje vitin e kaluar. Nëse këto dokumente janë të pavërteta, atëherë Trump mund të jetë fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Dhe nëse kjo do të bëhej në shërbim të një kontributi të paligjshëm të fushatës, atëherë mund të ishte një vepër penale e dënueshme deri në katër vjet burg. Por Strategjia ligjore e Trump ka të ngjarë të përfshijë taktika vonuese.

Pra, një gjyq mund të jetë një vit larg, deri në atë moment, Trump mund të jetë në prag të bërjes së kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës .

Në fund të fundit, ai është ende i preferuari. Dhe ndjekja penale nuk e pengon atë të fitojë Shtëpinë e Bardhë.

Në aspektin elektoral, Trump dhe këshilltarët e tij e dinë se ky është një lajm i mirë.

Për çfarë akuzohet Trump?

Stormy Daniels thotë se ajo kishte një aferë seksuale me Trumpin në vitin 2006, të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht. Në vitin 2016 ajo u përpoq të shiste në media rrëfimin e saj rreth përjetimeve me Trump.

Avokati i ish-presidentit, Michael Cohen, e pagoi aktoren 130 mijë dollarë për të heshtur. Kjo lloj pagese quhet ‘pagë për heshtje’. Kjo nuk është e paligjshme, por ajo që e ka futur Trumpin në telashe është se si është regjistruar pagesa në llogaritë e tij. Ai akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e biznesit duke thënë se pagesa ka qenë për tarifat ligjore.

Siç ndodhi pak përpara se amerikanët të votonin, kjo do të thotë se ka shkelë gjithashtu ligjet për pagesat që ndihmojnë një fushatë zgjedhore. Tani do të ketë një gjyq ku Trump do të paraqesë rastin e tij. Ai ka mohuar çdo akuzë dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

A do të shkojë në burg nëse shpallet fajtor?

Rezultati më i mundshëm është një gjobë, por ka edhe mundësi që ai të dërgohet në burg.

Nëse ndonjë nga akuzat është serioze – ajo që në SHBA quhet krim – atëherë ai do t’i kalojë katër vjet të jetës pas hekurave të burgut. Por, ekspertët ligjorë i kanë thënë BBC-së se ka pak gjasa që ai të burgoset.

A mund të kandidojë për president?

Po! Asgjë nuk e pengon të vazhdojë fushatën zgjedhore tani që ai po akuzohet. Edhe nëse do të burgosej, ai teorikisht mund të kandidojë për president dhe të fitojë zgjedhjet.

A nuk ishte hetuar më parë?

Po. Ai u përball me dy hetime të mëdha nga Kongresi amerikan kur ishte president, të quajtura “impeachments” (shkarkime), por Senati e liroi në të dyja rastet. Trump tashmë ka lënë detyrën dhe nuk mund të fajësohet më, por mund të paditet dhe përballet me një sërë hetimesh penale. Ato janë në vazhdim dhe ne do të dëgjojmë më shumë rreth tyre në muajt në vijim.


Shtuar 1.04.2023 21:37