A do të largohet nga Shqipëria nëse humbet në zgjedhje? Përgjigjet Floriana Garo

Floriana Garo gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tregoi për vendimin e saj për t’u përfshirë në politikë.

Duke qenë një imazh televiziv sa i “sikletshëm” ka qenë pikërisht momenti i marrjes së këtij vendimi për Florianën? A kishte bërë ajo një analizë me veten e saj?  Pyetje që Ermali I shtron gjatë bisedës me të.

Ajo tha se ishte një vendim i menduar më herët dhe se ndryshimi vjen, për vendin në këtë rast, duke u përfshirë në politikë.

Ermali e pyet nëse e kishte menduar që politika mund të ishte  thikë me dy presa për të duke qenë se përgjithësisht figurat e ekranit shihen me “dyshim” nga masa.

“Patjetër që e kam peshuar. Kam thënë që ndoshta është rrezik. Ndoshta imazhi im mund të kompromentohet disi sepse njerëzit janë shumë të përfshirë me politikë në Shqipëri, shpesh herë të gjykojnë vetëm për bindjet e tua politike. Por mendoj që ka ardhur momenti që edhe unë të mbeshtesja një kauzë”.

Por si ishte komunikimi i sipërmarrëses me Bashën? Si u bë propozimi apo kërkesa për të qenë pjesë e fushatës së PD?

“Komunikimi me të ishte ralativisht i natyrshëm. Unë i thashë këtë dëshirë timen për tu kthyer  dhe për të kontribuar. Atij iu desh që ta mendonte këtë gjë duke më sugjeruar diçka që më përshtatet”.

Garo tha se ka bindjen e plotë që në zgjedhjet e 25 prillit do të fitoj Partia Demokratike, por edhe nëse nuk ndodh ajo do të vijojë rrugëtimin esaj në politikë. Do largohet sërish nëse PD humbet? Përgjigja e saj definitive : JO. /abcnews