Kreu i PD-së Lulzim Basha së bashku me grupin kanë rikthyer sërish, pas tre vitesh, çështjen e Vettingut të Politikanëve.
Kreu demokrat është pyetur nga gazetarët nëse, do jetë pjesë e amendamenteve lista e personave që janë shpallur “non grata” nga SHBA?
Basha është përgjigjur duke thënë: “Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullore nga socialistë dhe demokratë, nga njerëz të thjeshtë të këtij vendi, elita, të rinjtë, studentët, që të kemi një politikë me politikanë pa lidhje pa krimin, që arrijnë të përligjin çfarë pasurish kanë.
Me këtë hap i shërbejmë prioriteteve ndaj shqiptarëve, nuk është favor ndaj PD-së dhe opozitës. Po të ishte pragmatike do të ishin shumë cështje të tjera që do i dërgonim të parat. Por me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në kushtet e legjitimitetit. Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga personat e korruptuar” deklaroi ai./albeu.com