A do të duhet “Green Pass” për lokale, markete e tubime? Rama jep përgjigjen (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në komunikimin virtual me qytetarët, ka folur edhe mbi masat anti-covid që priten të merren, kryesisht për të pavaksinuarit.

Komentet ai gjatë momentit që po pyetej për procesin e vaksinimit, ku bëri të ditur se në formularin që do t’i shkojë çdo familjeje shqiptare do të jetë si pyetje edhe vendosja e certifikatës së vaksinimit për të aksesuar hapësira të mbyllura apo për të marrë pjesë në tubime të mëdha.

Ndërsa përmendte këto të fundit, kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe krizën në Partinë Demokratike.

“Kohëve të fundit kemi tubime për brava, për çelësa, kamerdare…”, tha Rama.

Ndërsa, i pyetur rreth krizës energjitike në Kosovë, Rama tha se me të njëjtën krizë po përballet edhe Shqipëria, por shtoi ai, pa e lënë të “rrëshqasë në kurriz të familjarëve apobizneseve.” Kurse, pyetjet e bëra rreth situatës aktuale në PD, kryeministri i shmangi duke thënë se duhet të kursejmë kohën.

“Ta kursejmë kohën, situata në seriozitetin e vet është qesharake, opozita e zënë ën kurthin e një kacafytje mes një kufome grata dhe një nongrata”, u shpreh kryeministri.

Ndërsa bëri të ditur se synohet që pensionet të rriten brenda mandatit të tretë dhe se këtë vit do të mbyllen sportelet për t’i kaluar shërbimet në e-albania, Rama tha po ashtu se edhe çështja e “Open Balkan” do të jetë e shtruar në formularë.

“Open Balkan është në formularin që mund të aksesohet online nga qytetarët për të dhënë opinionin e tyre… opinionet kërkohen në funksion të dëshirës tonë për të dëgjuar se çfarë mendojnë shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre… ne harxhojmë orë për t’u marrë me politikë… të shohim mundësinë për t’u marrë me problemet reale që kemi”, shtoi Rama.

Pyetjes së bërë nga një qytetar për “Emaar Group” dhe akuzat për përfshirje të kryedemokratit Lulzim Basha në projektin e portit të Durrësit, Rama iu përgjigj kështu:

“E para Emaar Group është një nga më të mëdhenjtë e botës dhe s’ka nevojë të vijë në Shqipëri përveçse për të bërë një projekt të madh. Duke siguruar bazat ligjore të një investimi gjigant. Një investim i tillë, i madh, jo në një HEC apo pus nafte, por në industri si turizmi sjell përshkallëzim eksponencial të investimeve të kësaj natyre, përbëjnë një bazë për të bërë një kapërcim epokal, ekonomik e social. Në varësi nga klima, jam besimplotë, dhe një sërë idesh të tjera do të mund të vihen në një fazë më të avancuar për t’u realizuar…”, përfundoi Rama./albeu.com/


Shtuar 5.01.2022 18:20