Prezantuesja Ori Nebijaj, e cila ka qenë dhe ish-kandidate për deputete nën logon e PD-së, ka folur për karrierën e saj në ekran dhe ambicien për politike.
Ajo është shprehur se nëse do të kishte fituar mandatin e deputetes do ta kishte lënë gazetarinë.
“Nuk isha fare e dyzuar, sepse do e lija gazetarinë, në rast se do merrja mandatin”, tha Nebiaj, duke shtuar më tej se kulmi i saj profesional prezantimin e “Pushime On Top”.
Ajo tha se ishte krenare me votat që mori në Tiranë edhe pse politika është për të një pasion, me të cilin ajo vijon t’i marrë kohë.