Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarët në selinë e Partisë Socialiste, është pyetur nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën nëse ai zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me emrin e presidentit të ri.
Rama e shmangu disa herë këtë pyetje, por në fund u përgjigj me ironi se nuk flet të të vdekurit, duke etiketuar Berishën si të tillë.
“Aha unë flas për të gjallët, e ju flisni për të vdekurit”, u shpreh Rama pas pyetjes./albeu.com/