85 milion funte të mbledhura për dy ditë në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar Ukrainën

Më shumë se 85 milionë funte janë mbledhur në MB për të ofruar ndihmë për Ukrainën.

Komiteti i Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) – i cili përbëhet nga 15 organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Kryqin e Kuq Britanik dhe Oxfam, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar që kur apeli u nis të enjten.

Komiteti tha se “dhurime bujare” janë bërë tashmë për apelin nga Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, si dhe mijëra anëtarë të publikut.

Totali i fundit përfshin 25 milion £ nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Njerëzit janë inkurajuar të vazhdojnë të dhurojnë, pasi DEC ka paralajmëruar se mbështetja për Ukrainën ka të ngjarë të jetë e nevojshme për “muaj dhe vite”.


Shtuar 5.03.2022 15:59