80-vjeçarja në Vlorë hidhet nga kati i dytë i banesës

Një 80-vjeçare, në gjendje të rëndë psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte . Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë;

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 18.05.2021 10:55