Sot është 8 dhjetori, Dita e Rinisë. Kryeministri Edi Rama, ka postuar në Facebook një video dhe shkruan se kjo ditë u dedikohet vetëm të rinjve.
“MIRËMËNGJES
dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Kujtojmë se më 8 dhejtor 1990 studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studenteve të Dhjetorit më 1990, të cilët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë./albeu.com