72-vjeçarja ka humbur kontaktet me familjarët prej 8 ditësh, këto janë dyshimet e para

Një 72 vjecare nga Korca, ka humbur kontaktet prej 8 ditësh me familjarët e saj.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime kofidenciale, 72 vjecarja me iniciale H.Q. është larguar nga banesa në datën 11 Shkurt, ndërsa bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Korcës një ditë më pas.

Dyshimet e familjarëve janë se ajo është mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi nga informacionet e marra prej tyre, kjo shtetase është futur në liqenin e Pogradecit dhe nuk është parë më të dalë prej tij.

Ky dyshim nuk konfirmohet nga policia pasi deri më tani nuk ka asnjë fakt që vërteton këtë hipotezë. Policia e Korcës në bashkëpunim me atë te Pogradecit, po hetojnë për rastin në fjalë.

Efektivët po bëjnë kërkime në të afërmit, rrethi shoqëror, duke marrë edhe deklarimet e të njohurve të 72 vjeccares por ende asnjë rezultat. /albeu.com


Shtuar 20.02.2022 10:45