Tragjedia në Pogradec, rrëqeth gjyshja e 12-vjeçares që vrau veten: Do shkonim të blinim rroba për fillimin e shkollës, çfarë i tha e ëma që e kishte braktisur

Fshati Buzaishtë në Pogradec u trondit më 22 gusht kur një 12-vjeçare i dha fund jetën në kasollen e shtëpisë. Ajo u vetëvar dhe ishte gjyshja e saj e cila e gjeti të vdekur.

E mitura jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Divorci i prindërve të saj dyshohet të ketë rënduar psikologjikisht të miturën e cila sipas të afërmeve e kishte takuar të ëmën vetëm 1 herë pas 5 viteve mungesë të saj.

Të lidhura

None found

Ditën e sotme, gjyshja e vajzës së mitur ka folur për emisionin “Me zemër të hapur”.

Ajo ka rrëfyer se së bashku me mbesën do të shkonin të dielën të blinin rrobat e shkollës dhe nuk e kishte parë të mërzitur.

Gjyshja e vajzës: Nuk kuptova asgjë, isha duke biseduar me vajzën, do shkonim të blinim rrobat e shkollës. Shkova nga shtëpia poshtë dhe i thash do vi prapë. Erdha, dhe kur erdha po thërrisja. Në atë kohë erdhi nusja nga ara, e kërkuam dhe nuk e gjetëm. Kur hyra në kasolle që të shkoja mos u ka hedhur kecave, kur e pashë atje… nuk kam çfarë them. Atë ditë nuk e pashë të mërzitur vajzën, por as më parë nuk kuptova se ishte e mërzitur.

22 gushti ishte një ditë e zakonshme, se ajo rrinte në shtëpi me vajzën e vogël. U munduam ta shpëtonim, por nuk dha shenja jete. Biseda e fundit ka qenë kjo që ‘do shkojmë të dielën të blejmë rrobat për shkollën… Nuk gjemë dot shkak, ka qenë shumë e mirë, e hapur. Dhe njerkën ajo është rritur, se e ka gjetur 5 vjeç dhe i thoshte me plot gojën mami…

Gjyshja gjithashtu ka treguar bisedën e fundit me vogëlushen si dhe ato çfarë mbesa i pohoi pas takimit me të ëmën, 7 vite pasi e kishte braktisur dhe ishte ndarë me të atin.

Gjyshja thotë se në takim, nëna i kishte thënë se do të vinte dhe do ta takonte prapë e se do ta merrte me vete në Greqi.

Pjesë nga intervista:

Gjyshja e vajzës: Ish nusja, se kuptuam pse u largua, ishte dhe e vogël në moshë. Është larguar herën e parë kur ishte 2 muajshe shtatzënë… shkaku pse u largua nuk e dimë, kanë qenë 15-16 vjeç të dy me djalin. Ajo nuk e ka lindur vajzën tek ne, e kem marrë në shtëpi kur ishte vajza 1 vjeç, dhe më pas iku kur ishte vajza 3 vjeçe. Atë ditë që iku e la vajzën me çupën e djalit tjetër, unë isha për kafe në një vend, dhe kur erdha nuk e gjeta. Lajmëruam policinë dhe na tha se nuk kthehet, dhe vajzën e la. Gjyqi i parë ia la asaj kujdestarinë, por ajo nuk kishte mundësi ta mbante se edhe ajo është rritur jetime.

Në muajin prill, pas 7 vitesh, ajo u takua me vajzën. Çupën e përgatiti nusja (njerka e saj) dhe e nxori gjyshi që ta takonte e ëma. 10-15 minuta ka ndenjur. Në fillim kur e pa kishte qarë e ëma dhe i kishte thënë ‘sa qenke rritur, mami do vij prapë do të blej telefon’. Po vajza i kishte thënë që jo se unë kam babin. Çupa këto ka thënë edhe tek shoqet e saj, që i kishte thënë se do të vinte prapë. Vajza në këto vite nuk shprehej për të ëmën, dhe kur e pyesja unë, nuk është se jepte ndonjë reagim kushedi. Ajo e kujtonte dhe ditën që e ka lënë e ëma. I ka thënë e ëma do vi dhe do të të marr në Greqi, kështu ka thënë vajza tek shoqet e saj, se ne nuk na tha. Ditën që ndodhi ngjara i çuam haber, erdhi, dhe ajo ishte e tronditur e nuk na tha gjë. 

 


Shtuar më 6.09.2023 13:00

Tags:
grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino