7 veta në makinë! Po transportonte klandestinë drejt Kosovës, e pëson 27-vjeçari nga Kamza

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Lezhës, pasi po transportonte 7 klandestinë kundrejt pagesës në vendet e Bashkimit Europian.

I riu me iniciale B.D., po transportonte klandestinën një automjet tip “Volksëagen” drejt Kosovës, kur u kap në flagrancë.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet tip “ Volksëagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë shtetasi B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “ Volksëagen ”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 10:26