6 të vdekur, momenti kur rrëzohet helikopteri në Siberi (VIDEO)

Një helikopter është rrëzuar në Siberi duke vrarë 6 persona, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Altai të Siberisë jugore, njoftoi Ministria e Emergjencave të rajonit.

Videoja që po bën xhiron e internetit tregon momentin kur helikopteri Mi-8, pak para uljes, në afërsi të kufirit me Kazakistanin,  përplaset me kabllot elektrike, duke bërë që piloti të humbasë kontrollin dhe të shkaktojë rrëzimin.

 

 


Administrata Federale e Aviacionit e Rusisë tha se helikopteri mbante 13 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit

Mi-8 i përkiste kompanisë së mallrave me bazë në Moskë, Altay Avia.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se ka nisur një hetim penal për shkeljet e sigurisë së aviacionit.

Rusia ka parë disa aksidente fatale avioni në vitet e fundit për shkak të mirëmbajtjes së dobët dhe standardeve të dobëta të sigurisë./albeu.com


Shtuar 27.07.2023 15:21