Lëngu i majdanozit
Majdanozi është bimë e zakonshme, përbërësit e të cilit kanë vlera në mjekësinë alternative dhe në gatim. Është i pasur me hekur, por edhe me vitamina dhe antioksidues që promovojnë detoksimin e trupit.
Përbërësit: 1 grusht majdanoz; Lëngu nga 1 limon; 1 gotë ujë (200 mL).
Si ta përgatisni: Pastroni majdanozin mirë. E copëtoni në disa pjesë. E vendosni në blender dhe shtoni lëngun e limonit, së bashku me ujin.iI përzieni për disa minuta. E pini menjëherë, preferohet para mëngjesit.
Lëngu nga panxhari dhe tharmi i birrës
Panxhari është perime e pasur me hekur, që është i përsosur kundër simptomave të anemisë. Dhuron energji, që lufton dhimbjet, ndërsa nutrientet nga ai forcojnë flokët dhe thonjtë e dobët.
Përbërësit: 1 panxhar; 1 karotë; 1 lugë tharmë të birrës (5 gr); 1 gotë ujë (200 mL).
Si ta përgatisni: Panxharin dhe karotën i copëtoni në pjesë dhe i vendosni në blender. Shtoni gotën me ujë dhe lugën me tharmin e birrës dhe i përzieni për disa minuta. Lëngun e pini menjëherë.
Lëngu me manaferra, luleshtrydhe dhe mollë
Ky lëng i shijshëm jo vetëm se përmban hekur, por edhe fibra e antioksidues që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.
Përbërësit: 2 manaferra; 3 dluleshtrydhe; 1 mollë; 1/2 e gotës ujë (100 mL).
Si ta përgatisni: Pastroni manaferrat dhe dredhëzat dhe i futni në blender. Copëtoni mollën dhe ia shtoni përbërësve e tjerë. Mos harroni t’i hiqni farat. Shtoni gjysmë gotë me ujë për ta lehtësuar përzierjen. E pini në mëngjes.
Lëngu nga rrepa dhe lakërishte posedon pak kalori dhe mund të përfshihet në ushqimin tuaj si preventivë e anemisë dhe të kontrolloni plogështinë dhe dhimbjet.
Përbërësit: 5 copë lakërishtë; 4 rrepka; 2 grushta spinaq; 1 gotë ujë (200 ml), transmeton gazeta Kosova Sot.
Si ta përgatisni: Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. Shtoni një gotë me ujë dhe e pini para mëngjesit.
Lëngu me karotë dhe lakërishtë
Karrotat dhe lakërishta ofrojnë një sasi të shëndetshme me fibra, vitamina dhe mineraleve esenciale që rigjallërojnë trupin. Konsumimi i rregullt i këtij lëngu parandalon simptomat e anemisë dhe ndihmon në përmirësimin e performancave mendore dhe fizike.
Përbërësit: 3 karrota; 2 copë lakërishtë; 1 gotë ujë (200 ml).
Si ta përgatisni: Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. I përzieni së bashku me një gotë me ujë. Kur të jenë përzier, e pini sa më shpejtë që është e mundur. Mund të pini dy gota të tilla në ditë.
Lëngu me spinaq, karrota dhe selino
Ky lëng i perimeve përmban vitamina dhe minerale që shtojnë energjinë trupore kur shfaqen dhimbjet kronike dhe anemia.
Përbërësit: 5 karrota; 1 kërcell selino; 1 grusht spinaq; 1 gotë me ujë (200 mL).
Si ta përgatisni: Përbërësit i pastroni mirë, i përzieni në një enë dhe i hidhni në blender me një gotë ujë. Përzieni për disa minuta. E shërbeni të freskët, para mëngjesit./albeu.com