6 ditë brenda minierës në Bulqizë, gjendet trupi i pajetë i minatorit

Sot është gjetur trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku. Pas 6 ditësh i bllokuar nga masivi i mineralit, forcat e shpejta dhe minatorët kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të Plakut.

Muharrem Plaku u bllokua në një prej galerive të kromit pas shembjes së një masivi minerali. 60-vjeçari punonte si zjarrmëtar në firmën ‘KADURTEX’ të vëllezërve Duriçi.

Galeria në fjalë është e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi. Jashtë galerisë minatorin e priste i biri me zemër në dorë mirëpo sot pritja për të mori fund.

Shembja e galerisë ndodhi më 15 shtator e prej për afro 5 ditë u punua për gjetjen e minatorit Plaku. Grupet e avari-shpëtimit dhe minatorët nisën gërrmimet për gjetjen e minatorit, ditë dhe natë. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera raportuan pas se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra.


Shtuar 20.09.2021 08:41