I bllokuar prej ditës së djeshme në minierën e Bulqizës, ende asnjë shenjë nga minatori 60-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme rreth orës 12:10 në Bulqizë.

Një masiv shkëmbor është shembur një një galeri në Zonën e Parë, duke zënë brenda një minator.

Sipas policisë minatori Muharrem Plaku ka qenë duke punuar në brendësi të galerisë, dhe që prej ditës së djeshme ai ndodhet i bllokuar në galeri nga shembja e masivit.

Pas ngjarjes ka mbërritur grupi i Avari Shpëtimit dhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave(RISHM), por akoma asnjë shenjë për fatin e 60-vjeçarit, pasi sasia e materialit të rrëzuar është shumë e madhe duke vështirësuar kështu punën.

Ngjarja ka ndodhur në një galeri  të subjektit KADURTEX, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 09:30

koment