Petrit Vuksani, 51-vjeç u ekzekutua në banesën e tij në Shkodër mesditën e sotme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar policia e Shkodrës e cila bën me dije se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.”
Mësohet se viktima, 51 vjeç, ishte kthyer nga Anglia një muaj më parë.
/Albeu.com/